Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka përkujtuar masakrën e Srbrenicës në Bosnje e Hercegovinë ku 25 vite më parë u vranë mbi 8 mijë civilë nga forcat serbe. Ai ka thënë se ata u vranë brutalisht nga dëshira e çnjerëzore e Serbisë për asgjësimin e boshnjakëve dhe Bosnjës. Më tutje, ai thotë se kurrë nuk do të harrohen as viktimat dhe as autorët e këtij gjenocidi. “25 vjet më parë, forcat ushtarake serbe kryen gjenocid në Srbrenicë. Tetë mijë civilë të pafajshëm u vranë brutalisht nga forcat serbe, nga dëshira e tyre çnjerëzore për të asgjësuar boshnjakët dhe Bosnjën. Ne kurrë nuk do t’i harrojmë viktimat dhe autorët”, shkruan Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …