leoni

Biden

Biden: Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të përfshijë njohjen reciproke, por duke ruajtur sovranitetin

Kandidati për kryetar të SHBA-së, Joe Biden ka thënë se marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të përfshijë njohjen reciproke, por duke ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial të dy shteteve. Biden, që është kandidat demokrat për kryetar, ka dërguar një deklaratë për gazetën shqiptaro-amerikane, “Illyria” në New York. Sipas tij, vendimi për rifillim të dialogut është hap vital për rajonin. Ai vlerëson se marrëveshja do të fuqizonte sigurinë e të dy vendeve, do të shtynte para aspiratën për anëtarësim në BE dhe institucione tjera. Për një marrëveshje të tillë, sipas Biden, kërkohet bashkëpunim ndëratlantik. Ai ka inkurajuar udhëheqësit e të dy shteteve që të hyjnë në bisedime me frymën e kompromisit dhe ripajtimit. Palët, sipas tij, do të kenë mbështetjen e plotë të popullit amerikan.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka  akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …