Komuna e Kastriotit sot përkujton 10 dëshmorët e martirët e familjes, Rama në mesin e tyre edhe fëmijë, të cilët forcat serbe i kanë vrarë para 17 viteve, me rastin e fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë. Në aktivitetet për nderim të këtyre dëshmorëve e martirëve organizatorët fillimisht do të vendosin kurora lulesh tek Lapidari në vendin e rënies, në shtëpitë e familjeve Rama në Shkabaj, Obiliq (Lapidari gjendet në rrugën Prishtinë-Obiliq, pas udhëkryqit Prishtinë-Kastriot-Mitrovicë). Në nderim të kësaj familjeje më 17 shkurt 2016, Presidenca ndau dekoratën “Urdhri i Lirisë.
Më 27 mars 1999, kanë rënë Ismet Halil Rama (1945), me dy bijt e tij, Agron Ismet Rama (1969), dhe Albert Ismet Rama (1983). Faruk Izet Rama (1976). Xhevat Qamil Rama (1948), me dy bijat e tij, Shqipe Xhevat Rama (1980) dhe Syzana Xhevat Rama (1974). Bejtush Halil Rama (1959). Xheladin Qamil Rama (1954), me bashkëshorten e tij, Hamide Rama (1956).