Ushtruesi i detyrës së drejtorit të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka thënë se këto shifra janë tmerruese për Kosovën. “Nëse vazhdojnë këto shifra, atëherë në vend do të rëndohet situata edhe më shumë. Gjendja është skajshmërisht e rënduar. Kapacitetet e klinikave të QKUK-së janë stërmbushur. Ne kemi raportuar që tashmë edhe spitalet regjionale kanë filluar të trajtojnë rastet më të lehta, në mënyrë që të provojmë të shkarkojmë pak klinikat e QKUK-së”, ka deklaruar Krasniqi. Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar mbrëmë se janë konfirmuar edhe 205 raste të reja me koronavirus në vend. Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 4512.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …