Haradinaj-Stublla: Kosova ka demonstruar gatishmëri për t’u bërë anëtare e plotë e Kartës së Adriatikut

Meliza Haradinaj-Stublla, ka vendosur që të kthehen 50 diplomatë të karrierës nga Misionet Diplomatike

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka njoftuar se është vendosur që të kthehen 50 diplomatë të karrierës nga Misionet Diplomatike dhe Konsullore. Pak ditë pasi pezulloi vendimet e ish-ministrit të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, Haradinaj-Stublla ka bërë të ditur se bazuar në rekomandimet e komisionit për vlerësim të të gjitha vendimeve të ish-ministrit, është vendosur që në Ministria e Punëve të Jashtme  të kthehen 50 diplomatë të karrierës. Ajo ka shtuar se procesi do të përfundojë për pak javë. Sipas saj, me vendimet e reja “përveç kthimit të ligjshmërisë dhe parandalimit të defunksionalizimit të Shërbimit të Jashtëm, po ashtu kam qartësuar gjendjen juridike, e cila rrezikonte shkaktimin e dëmit eventual të pariparueshëm për Ministrinë e Jashtme.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …