Agim Krasniqi

Krasniqi: Qeveria synon të përballet me krizën ekonomike me anë të kredive të buta

Duke folur për masat e Qeverisë për t’u përballur me pasojat e ekonomisë të shkaktuara nga pandemia, zëvendës ministri i Financave, Agim Krasniqi ka thënë se Qeveria synon të përballet me krizën ekonomike me anë të kredie të buta. Kjo kredi parashihet të kthehet në afat prej tri vjetësh me normë të interesit prej 1 për qind. Ai ka shtuar më tutje se këto mjete do të mbushin fondin për garantim të kredive për sektorin privat në 80% përfshirë edhe mbulimin e normës së interesit. “Pas rishikimit të buxhetit, normat e interesit të kredive nga sektori privat bien mbi barrën e Qeverisë. E kjo do të rritë likuiditetin dhe do të hapë rrugët për ekonominë e vendit”, ka thënë zëvendës ministri i Financave, Agim Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …