Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka reaguar ndaj disa zërave që kërkojnë zgjedhje të reja për t’u përballur me situatën e krijuar nga pandemia. Ajo ka shkruar se fatkeqësisht Kosova radhitet në vendin e tretë me numrin e rasteve të infektuar nga coronavirusi. Nëse kjo shifër nuk na alarmon për t’i respektuar udhëzimet nga profesionistët shëndetësor dhe institucionet përkatëse, pasojat do të jenë të pariparueshme dhe të dhimbshme për një kohë të gjatë. Të kërkosh zgjedhje në këtë trend të përhapjes së infeksionit me virusin corona, është t’i bashkohesh ftesave për injorim të rekomandimeve profesionale dhe t’i takosh grupeve që për një kalkulim të ulët përfitues bëjnë ballë të shkelin mbi çdo gjë, ka shkruar deputetja nga radhët e PDK0s-, Blerta Deliu.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …