Mali i Zi javën që shkoj, votoi për legalizimin e martesave të të njëjtës gjini, duke e gjunjëzuar dhe shkatërruar shenjtërinë e familjes
Nuk më rastisi të shoh apo të lexoj që, institucionet përkatëse, shoqëria civile, apo edhe grupe të ndryshme, që trumbetojnë për të drejtat e familjes, kombit, apo edhe të fesë, të reagojnë kundër miratimit të këtij ligji.
Mora shkas moral, si besimtarë por edhe si qytetarë i këtij vendi, që të dal në mbrojtjen e identitetit tonë fetarë dhe kombëtarë, ruajtjen e familjes dhe edukimin e brezave të ri me frymën e pastër të natyrshmërisë me të cilën na ka krijuar Zoti i gjithësisë!
Mendoj që, shumica e popullatës në shtetin ku jetoj, e konsiderojnë të papranueshëm këtë akt të turpshëm, sepse bie ndesh me parimet e secilës fe, me natyrën njerëzore, dhe me kodin e familjes.
Shoqëria jonë nuk është një shoqëri diskriminuese, por kur bëhet fjalë për të ardhmen e brezave, për familjen dhe për natyrshmërinë e njeriut, nuk mund të heshtim e të tregohemi indiferent ndaj diçkaje që shkon kundër thelbit të jetës sonë edhe kundër vullnetit të Zotit.
Ne kemi boll brenga tjera të ndryshme prej vitesh, për dukuritë që po shkatrrojnë shoqërinë dhe familjen, e që janë: përhapja e alkoolit, bastoreve, kumari, lakuriqësia, amoraliteti, zinaja ku shumë familje po prishen nga këto. Pastaj përhapja dhe përdorimi i lëndëve narkotike, e shumë gjëra të tjera që dëgjojmë në këto kohë. Ndërsa sot iu shtua edhe kjo dukuria e turpit me të cilën do të na mallkojnë brezat që do të vijnë pas, e që do të na pyesin “përse e lejuat një turp të tillë, ku mbeti burrëria juaj, përse nuk vazhduat rrugën e gjyshave tuaj, përse… ?” A do të kemi fytyrë t’u dalim përpara tyre.
E di se do të ketë prej atyre që nuk kanë dëshirë që ne të flasim. Por, A mundet të hesht zëri i besimit për këtë paturpësi? Mos harro, se kur të ndodhë kjo, do të kemi hidhërimin e Zotit! Po, po, atë hidhërim me të cilën Zoti e shkatërrojë popullin e Lutit/Lotit, shkak i kësaj paturpësie të homuseksualitetit në atë popull.
O Zoti ynë, na ruaj, që mos ta lëshosh atë hidhërim mbi ne…!
Mos të harrojmë, se “Krijimi i Zotit ka vetëm dy gjini!” Sipas Kuranit dhe Biblës çdo krijesë në këtë botë është krijuar në çift. Zoti i Madhëruar na tregon në Kuran se: “Çdo gjë e kemi krijuar çift që ju të përkujtoheni!”. (Dharijat: 49). “Dhe prej argumenteve (mrekullive) të Tij është se Ne ju kemi krijuar nga lloji juaj bashkëshorte, që të jenë strehi (preheni) për ju, dhe kemi bërë mes jush dashuri dhe mëshirë”. (Er-Rum: 21).
Për ne familja është e shenjtë, prej së cilës varet edhe vazhdimësia e jetës dhe e llojit njerëzor mbi tokë. Familje është vetëm ajo e ngritur nga martesa e një burri dhe një gruaje dhe kjo përbën një prej shtyllave më të rëndësishme të shoqërisë. Andaj një familje e fortë dhe e qëndrueshme do të thotë fortësia dhe qëndrueshmëria e kombit dhe e shtetit.
Në këtë kontekst homoseksualiteti nuk gjindet në krijimin e Zotit, pra nuk është ves natyrorë i cili vjen në jetë me lindjen e njerëzve, nuk ka vend në natyrën e pastër me të cilën Zoti ka krijuar njerëzit!?
Prandaj, homoseksualizmi është më i urryer sesa vet zinaja, sepse është një sëmundje epshore, dhe ngërç seksual, që bie në kundërshtim me natyrën e pastër që është krijuar njeriu, dhe çonë në zhdukjen e farës dhe racës njerëzore!!
Bibla na lajmëron: “Në qoftë se dikush ka marrëdhënie seksuale me një burrë ashtu si ato që bëhen me një grua, që të dy kanë kryer një degjenerim të neveritshëm…” (Levitiku 20:13) “A nuk e dini ju se të padrejtët nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë? Mos u gënjeni: as kurvarët, as idhujtarët, as shkelësit e kurorës, as të zhburrëruarit, as homoseksualët.” (1 Korintasve: 6:9)
Prandaj në fenë Islame, Krishtere por edhe atë Hebraike, homoseksualizmi është mëkat shumë i madh, dhe nuk mund të trajtohet si një natyrshmëri që lind me njeriun apo si fenomen normal, siç pretendojnë apo përpiqen ta paraqesin disa!!
Përkundrazi ai është i rrezikshëm për njeriun, si për individët ashtu edhe për mbarë shoqërinë. Kurse në anën mjekësore, dhe aspektin psikik, mjekët dhe psikologët kur flasin për homoseksualizmin, tregojnë se është bartës dhe shkaktar i shumë sëmundjeve, prej tyre: Sida (AIDS), Kankroidi, Herpesi gjenital, Depresioni, e shumë smundjeve të tjera.
Besoj se shkaku kryesor i arritjes së njerëzve deri në këtë gradë, është largimi tyre nga besimi, dhe se njerëzimit i ka humbur turpi dhe ndërgjegjj’ja e pastër!
Për të frenuar këtë sëmundje, duhet rritur ndjesinë e besimit dhe vlerave frenuese fetare, dhe kapjen pas zakoneve dhe traditës tonë të bukur dhe të pastër që të ndikojnë tek njerëzit.
Sa i përket homoseksualeve, lesbikëve, ne me sinqeritet, e zemër të pastër, i duam atyre të mirën, dhe na vjen keq për gjëndjen në të cilën ata gjinden, prandaj i ftojmë ata në besimin e Zotit Një e të vetëm, Krijuesit të njerëzimit. Njëkohësisht i këshillojmë ata të heqin dorë nga kjo vepër e shëmtuar, duke i treguar atyre edhe rreziqet e këtij morali të keq, i cili shkelë instinktin, dhe bie në kundërshtim me natyrën e pastër njerëzore, pra martesës natyrore midis dy gjinive të kundërta, prej një mashkulli dhe femre, të cilët janë zanafilla e jetës njerëzore.
Ndërsa atyre që e votuan, ju drejtohem që ta ktheni mbrapshtë këtë turp, këtë vendim, dhe dilni faqe bardhë para fëmijëve dhe nipërve e mbesave tuaj nesër.
Hoxhë, Senad Maku, Ulqin, 10.07.2020