Më 24 prill janë caktuar zgjedhjet lokale dhe Parlamentare të Republikës së Serbisë. Ne, Shqiptarët e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës edhe në këto zgjedhje jemi pro e kontra. Për një vend apo dy ulëse nuk kemi nevojë të ndahemi. Në ndërtimin e një qëndrim unik politik do të duhej të ndihmonte edhe Prishtina e Tirana zyrtare për pjesëmarrja apo jo për zgjedhje parlamentare që do të duhej paraprakisht të kushtëzohen. Mendojmë, si një ndër kushtet është: Ndalja e diskriminimit, kthimit i lapidarit të UÇPMB-ës,dhe kushti tjetër nëse rezervohen vende-ulëse për Parlament të Serbisë. Përndryshe nuk ia vlen pasi edhe pse vazhdimisht kanë marrë pjesë nga një apo dy deputet gjendja nuk është përmirësuar aspak. Ne, që jemi nga kjo krahinë të jemi të unifikuar rreth një qëllimi, programi dhe platformë dhe të kushtëzohet pjesëmarrja e shqiptarëve të këtyre tri komunave,t’ju mundësohet të gjithë votuesve të votojnë kudo që janë me qëndrim dhe të hiqen pengesa serioze ligjorë e administrative për shqiptarët.
Të pranohet zyrtarisht nga Qeveria dhe Parlamenti i Serbisë që ka të dëbuar dhe zhvendosur shqiptarë nga të gjithë qytetet e Serbisë me theks të veçantë nga Medvegja, Bujanoci dhe Presheva. Për të pranuar dhe garuar shqiptarët për Parlament të Serbisë nuk janë jo të rëndësishëm edhe kushtet që të plotësoj Serbia që dëshiron të antarësohet në instanca dhe mekanizma të BE-së. Në radhë të parë të ndalet diskriminimi i Shqiptarëve të Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës më të gjitha fushat dhe segmentet e jetës.
Të kemi përfaqësim në të gjtha nivelet e admnistratës, sistemit bankar, kadastër,
– Përfaqësim proporcional në hirarkin dhe zingjirin komandues të policisë multietnike,
– Që të lejohet përdorimi i gjuhës son shqipe në gjitha institucionet,
– Të lejohet dhe rregulllohet me ligjë përdorimi i simboleve e festive kombëtare,
– Të hapet Universiteti publik në gjuhën shqipe,
– Të lejohet vendosja e shtatores së Skënderbeut në qendët të Bujanocit,
– Të ndalen gjyqe politike dhe të vlen amnistia ndaj ushtarëvë të UÇPMB-së,
– Të demilitarizohet kjo krahinë dhe i gjithë arsenali të tërhiqet nëpër kazerma,
– T’ju krijohen kushte duke investuar për të dëbuarit, zhvendosuri dhe shpërnguluri shqiptarë nga këto komuna etj.
Një çështje me urgjencë për të ndërmarrë veprime konkrete nga organizata si që është OSBE-ja e instanca tjera të BE-së dhe atyre ndërkombëtare është shlyerja nga vendbanimet dhe nga librat amzë, kësaj i thonë ,,zvoglimi’’, i shqiptarëve përmes formave më diskriminuese.