Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka pritur sot në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq. Në fokus të diskutimeve gjatë këtij takimi kanë qenë marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy vendeve dhe veçanërisht bashkëpunimi që ka Ambasada kroate me Ministrinë e Drejtësisë, i cili vazhdimisht intensifikohet në fusha të caktuara dhe projekte konkrete. Selimi ka theksuar se Ministria e Drejtësisë është e vendosur për të vijuar në rrugën e reformave të ndërmarra në funksion të forcimit të shtetit ligjor dhe përkrahja e shtetit mik si Kroacia është tejet e rëndësishme. Sipas tij, reforma e thellë e gjithëpërfshirëse në drejtësi, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reflektojnë standardet e Bashkimit Evropian dhe kjo më së miri tregon për prioritetin madhor të Qeverisë së Kosovës për rrugëtimin e saj drejt integrimit në BE.
Kontrolloni gjithashtu
LDK dhe PDK kanë reaguar pasi kryeministri, Kurti, që disa herë nuk i është përgjigjur ftesës së Prokurorisë Speciale
Partitë në opozitë LDK dhe PDK kanë reaguar pasi kryeministri i vendit, Albin Kurti që …