Konfirmohen edhe dy raste me COVID-19 në Malishevë, Komuna apelon qytetarët të zbatojnë masat

Sot janë konfirmuar edhe dy persona të prekur me COVID-19 në Komunën e Malishevës. Rasti është konfirmuar në komunikimin zyrtar të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Me këtë rast, Komuna e Malishevës, përkatësisht shtabi emergjent komunal për menaxhimin e situatës me COVID-19, edhe sot ju ka bërë thirrje qytetarëve që të zbatojnë udhëzimet dhe rekomandimet e institucioneve shëndetësore, pasi nuk ka formë tjetër të luftimit të këtij virusi, me përmasa globale. “Qytetarë të nderuar, ju lutemi që ti zbatoni masat preventive, pasi kjo mbetet e vetmja mënyrë e luftimit dhe e parandalimit të përhapjes së virusit. Mbani maska, respektoni distancën sociale, mbani higjienën personale, gjegjësisht pastroni duart sa më shpesh që mundeni, në maksimumin e mundshëm shmangni grumbullimeve të njerëzve”, ka thënë nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, pas konfirmimit të rastit të sotshëm. Gjendja aktuale në Komunën e Malishevës, është e menaxhueshme, dhe situata aktuale me COVID-19, është si vijon: nga 83 të prekur deri më tani 76 janë shëruar, 5 raste janë aktive dhe 2 persona kanë vdekur.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …