Këshilli i Drejtorëve në Malishevë mbajti mbledhjen e rregullt

Këshilli i Drejtorëve në Komunën e Malishevës, ka mbajtur mbledhjen e rregullt, e cila është drejtuar nga Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj. Në këtë mbledhje, krahas njoftimeve për punët e përditshme, është trajtuar edhe situata aktuale me EHKK dhe me pandeminë me COVID-19. Tashmë në Komunën e Malishevës, është regjistruar një rast i prekur me EHKK, rast i cili edhe ka përfunduar me vdekje. Komuna e Malishevës, i ka shprehur ngushëllime familjes, ndërsa ka kërkuar nga të gjithë qytetarët, që të bën kujdes të shtuar dhe ti zbatojnë rekomandimet e IKSHP-së, për tu mbrojtur nga thumbimi i rriqrave. Ky është rasti i parë i shënuar pas gjashtë viteve dhe kjo është shqetësuese. Po ashtu edh situata pandemike me COVID-19, ishte temë e diskutimit në mbledhjen e sotme, ku u tha se janë pesë raste aktive, por u kërkua që masat e vendosura të zbatohen në përpikëri, pavarësisht se situata aktualisht është e menaxhueshme. Në mbledhjen e sotme, janë trajtuar edhe temat, në veçanti, realizimi i projekteve në investimet e komunës. Me këtë rast kryetari Begaj, kërkoi nga drejtoritë përkatëse, që të vazhdohet me dinamikën e realizimit të punimeve dhe pavarësisht situatës së krijuar e cila gjithashtu ka ndikuar edhe në realizimin e projekteve, duhet të jepet maksimumi i mundshëm nga të gjithë sektorët, për realizimin e projekteve dhe planifikimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …