Juniku i Lutë qytetarët për kujdes, bartja e maskës mbetet obligative

Njoftohen qytetarët e Komunës së Junikut dhe fshatrave për rreth që marrin shërbim në Qendrën Kryesore të Mjekësisë familjare në Junik, se edhe një zyrtar i lartë i stafit shëndetësor në QKMF ka rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, pas rezultateve të dala nga testimet e fundit të rasteve të kontaktit në laboratorin e mikrobiologjisë molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës. Menjëherë pas konfirmimit, zyrtari është vetizoluar sipas rekomandimeve të IKSHPK-së, për çka lutemi ta kaloj lehtë luftën me COVID-19 dhe shpresojmë që numri i rasteve aktive të shkojë drejt rënies. Lusim qytetarët për kujdes dhe respektim të masave mbrojtëse, bartja e maskës mbetet obligative, ju lutemi që respektimin e masave ta ktheni në shprehi pasi që ka raste të të infektuarve që nuk shfaqin simptoma, andaj na mbetet t’i respektojmë masat mbrojtëse:

  • Respekto distancën

  • Vendos maskën

  • Pastro duart rregullisht

  • Shmang kontaktet e panevojshme, shtrëngimin e duarve

  • Vetizolohu në rast kontakti me të infektuar

  • Kujdes po, Panik jo

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …