Filloj hapja dhe rregullimi i një rruge në Tërpezë

Në kuadër të realizimit të projekteve në infrastrukturën rrugore, në fshatin Tërpezë të komunës së Malishevës, përkatësisht në lagjen e “Muhaxherëve”, ka filluar hapja, zgjerimi dhe rregullimi i rrugës “Blerim Krasniqi”. Fillimin e punimeve në këtë rrugë, e ka parë nga afër edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili ishte i shoqëruar edhe nga drejtori i urbanizimit, Ahmet Morina dhe ai i gjeodezisë, Bashkim Krasniqi. Kryetari Begaj dhe drejtorët komunal, janë takuar edhe me banorët e kësaj lagjeje, të cilët i kanë uruar për fillimin e punimeve në rregullimin e rrugës kryesore të kësaj lagjeje. “Ne jemi duke punuar në vazhdimësi që përmes rregullimit të infrastrukturës, të krijojmë kushte sa më të mira për të gjithë banorët, në çdo fshat e lagje, në mënyrë që lëvizja dhe jetesa të jetë sa më e lehtë për të gjithë”, tha kryetari Begaj. Drejtori i Drejtorisë së Urbanizimit, Ahmet Morina, tha se rruga “Blerim Krasniqi”, pjesa ku rregullohet ka një gjatësi prej 500 metrave dhe mundësohet nga buxheti i komunës, në kuadër të buxhetit të ndarë për investime kapitale.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …