Seanca për raportimin e kryeministrit Hoti dhe debat parlamentar lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19, që nisi dje në orën 16:00, do të vazhdojë sot në orën 10:00. Rreth 5 orë deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë debatuar rreth menaxhimit të situatës së pandemisë. Seanca që filloi në ora 16:00 e që përfundoi tek në orën 22:00, u karakterizua me shumë debat të ashpër, kryesisht ndërmjet deputetëve të Vetëvendosjes me kryeministrin Hoti dhe ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj. Me propozim të deputetit Rexhep Selimi, seanca për debatin për pandeminë u ndërpre për të vazhduar sot. Për këtë temë shëndetësore, kanë mbetur të diskutojnë edhe 22 deputetë.
Kontrolloni gjithashtu
Erin Elizabeth McKee: Marrëdhëniet e Amerikës me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë ndërrimit të administratave
Marrëdhëniet e Amerikës me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të ndryshme, thotë Erin Elizabeth …