Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut që të dalin masivisht në zgjedhje. “Qytetarët e Maqedonisë së Veriut do t’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre. Fillimisht uroj që zgjedhjet të kalojnë në qetësi dhe mbi të gjitha, të fitojë demokracia. Po ashtu, bëj thirrje për të gjithë shqiptarët, që të dalin masivisht në zgjedhje dhe të votojnë për ata që më së miri i përfaqësojnë interesat e tyre. Apeloj te liderët që do të marrin besimin e shqiptarëve, që pas zgjedhjeve të tejkalojnë ndasitë e tyre dhe të bëhen bashkë në qeverisjen e vendit”, ka shkruar Haradinaj.
