Pas dy diskutimeve në distancë nesër pritet të takohen për herë të parë, kokë më kokë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Në tentim të arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare, pas rreth 20 muajsh vonesë në kryeqendrën evropiane do të rifillojë dialogu Kosovë-Serbi. Por takimin e Brukselit partitë politike në Kosovë po e shohin në këndvështrime të ndryshme. Derisa në Vetëvendosje thonë se Hoti po shkon në takim si i pabarabartë përballë Serbisë, në partinë në pushtet, LDK shprehen entuziast se brenda këtij viti mund të arrihet një marrëveshje përfundimtare me Serbinë. Ndërkaq në PDK nuk presin që të ketë një marrëveshje finale të shpejtë. Deputeti i LDK-së, Faton Bislimi thotë për KosovaPress se takimi i së enjtes do t’i kontribuojë vetëm përcaktimit të temave dhe orarit të zhvillimit të diskutimeve deri në përfundimin e tij. Ai u shpreh i sigurt se ky do të jetë viti i fundit i dialogut Kosovë-Serbi, e që sipas tij nuk do të ketë ndonjë surprizë të keqe për vendin, pasi do të merret për bazë Kushtetuta e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …