Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj ka thënë se nëse merret ndonjë iniciativë për zhbërjen e Gjykatë Speciale, ajo do të votonte pro meqë edhe në formimin e saj thotë se ka votuar kundër. Kadrijaj u shpreh se një Gjykatë Speciale e tillë do duhej të formohej për Serbinë meqë ajo ishte kryesja e krimeve ndaj shqiptarëve të Kosovës. “Sistemi i Drejtësisë është udhëhequr pikërisht nga faktori ndërkombëtar. Këto aktakuza dhe insistime për formimin e Gjykatës Speciale janë bërë bazuar në raportin e Dick Marty, që më pas vet gjyqtarët e Tribunalit të Hagës kanë konfirmuar se nuk kanë gjetur fakte për atë arsye se pse është formuar Gjykata Speciale. Pavarësisht pozicionit, kam pasur mendimin dhe qëllimin që jam kundër Gjykatës Speciale – kundër në të gjitha etapat dhe prapë do të votojë kundër nëse vie”,ka thënë ajo. Kadriaj ka thënë se do të votonte që të zhbëhet Specialja. “Për zhbërjen pro do të votoja. Prapë do të votoja sepse nuk mund të them në atë kohë kam qenë kundër e tani nuk mund ta votojë për ta zhbërë. Një gjykatë e tillë është dashur të formohej pikërisht për Serbinë”, ka deklaruar ajo.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …