Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka komentuar rezultatet preliminate të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut dhe ka uruar BDI-në për suksesin në zgjedhje dhe beson në fuqizimin e pozitës së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. “Rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut tregojnë për një sukses historik të shqiptarëve. Është tregues i qartë se angazhimi politik dhe dalja masive në zgjedhje sjell rezultatin e merituar. Uroj Ali Ahmetin dhe BDI-në për suksesin e treguar në zgjedhjet e fundit në Maqedoninë e Veriut. Besoj në një bashkim të fortë të spektrit politik shqiptar, për ta fuqizuar më tutje pozitën e shqiptarëve në shtetin e tyre. Është lajm i mirëpritur që shqiptarët e Maqedonisë së Veriut po vazhdojnë më tutje të luajnë rol vendimtar në rrugëtimin drejt integrimit brenda vlerave euro- atlantike”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …