Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, ku u prit nga drejtori i Përgjithshëm i AKPS-së, Ismail Smakiqi. Me këtë rast ministri Veliu u njoftua për së afërmi me punën e AKSP-së dhe sfidat që janë duke i kaluar ata gjatë periudhës së pandemisë Covid-19. Veliu në këtë takim shprehi gatishmërinë e tij për të mbështetur këtë institucion që tashmë njihet ndërkombëtarisht. Ai gjithashtu falënderoi partnerët ndërkombëtarë që kanë dhënë kontribut të vazhdueshëm në përkrahjen e këtij institucioni dhe u zotua për përkrahjen e Akademisë në proceset e akreditimit të cilat e presin në periudhën e ardhshme. Në anën tjetër, Smakiqi bëri një prezantim të shkurtër të AKSP-së, ku e njoftoi z. Veliu që implementimi i programeve dhe trajnimeve të dizajnuara në bazë të standardeve më të larta ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe sundimit të ligjit, do të jenë primare dhe obligative për të gjithë, në mënyrë që të arrihet profesionalizëm më i lartë në shërbim të vendit dhe qytetarëve.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …