Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së Ilir Metës se nuk do të njohë ndryshimet kushtetuese që po ndërmerren nga Kuvendi, pasi janë të njëanshme dhe të paligjshme. Rama thotë se ndryshe nga sa pretendon Presidenti, sistemi nuk ndryshon dhe as koalicionet nuk ndalohen, por do ketë vetëm hapje të listave. Në postimin e tij, Rama i shkruan vetëm inicialet e presidentit, duke konfirmuar sërish ftohjen mes tyre. “Sa për modelin lindor, modeli i koalicionit që kemi s’është as perëndimor, as jugor, as verior dhe prandaj nuk gjendet askund në lindje a në perëndim! Modeli i ri do të jetë gjerman e plotësisht europian, koalicion tamam, me zë, figura e program, jo kosh karavidhesh pa din as iman!”, iu ka përgjigjur Edi Rama, Ilir Metës, kryetar që përfaqëson opozitën në Shqipëri.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …