Pas katër ditësh, ka përfunduar intervistimi i kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Zyrën e Prokurorisë së Specializuar në Hagë. Edhe të enjten, ai u intervistua rreth shtatë orë. Pas intervistimit të sotëm, Thaçi ka folur për medie. “Sapo përfundova dëshminë në Dhomat e Specializuara. Më vjen mirë që për katër ditë me radhë kisha mundësinë të japë sqarimet e mia për aktivitetin tim gjatë luftës, dhe përpjekjet e mija për paqe, stabilitet, zhvillim dhe progres”. “Jam munduar të sqaroj informacione për rolin tim gjatë luftës, gjatë periudhës që mbulon mandati i Gjykatës Speciale. Kam qenë i shoqëruar nga ambasadori Prosper në cilësinë e avokatit. Dëshmia ime ka zgjatur shumë por konsideroj se kemi pasur seanca produktive”, është shprehur Thaçi para mediave, “Tani i mbetet prokurorit dhe gjyqtarit ta gjykojë dëshminë time. Unë besoj se do të gjykohem drejt dhe paanashëm në atë çka kam dëshmuar. Unë nuk kam bërë asnjë llojë krimi, lufta jonë ka qenë e drejtë. Historinë tonë nuk mund ta ndryshojë askush”, ka thënë Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …