Skandal diplomatik po quhet nga politikanët kosovarë, publikimi i një fotografie nga Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi me kryetarin serb, Aleksandar Vuçiq, ku shihet edhe një shkrim “Kosova i Metohija”. Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka thënë se ky është provokim dhe anim nga Varhelyi. “Është përtej skandalit diplomatik dhe më shumë se provokim dhe anim – pritja e Komisionerit për Zgjerim të BE-së z.Olivér Várhelyi, bërë Vuçiqit me ekspozim të qëllimshëm të librave shovinistë, me emra që janë derivat i projeksioneve për spastrim etnik dhe pretendime territoriale ndaj shteteve tashmë të pavarura dhe sovrane.”, ka shkruar ajo sot në Twitter. Ndaj kësaj, ka reaguar shefi i të ashtuquajturës zyrë serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, i cili edhe një herë, u kujdes që të provokojë duke e quajtur Kosovën “Kosovo i Metohija”.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …