Investimet e huaja në Kosovë kanë stopuar dhe shumica prej tyre që janë në vendin tonë janë duke luftuar për mbijetesë. Kështu ka thënë Emrush Ujkani, drejtor ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropian. Megjithatë, Ujkani thotë se shumica e bizneseve i kanë pasur shpresat te Pakoja Emergjente, mirëpo sipas tij, ato janë goditur edhe në këtë pikë. Ai thotë se nuk mund të pritet të ketë këtë vit investime, dhe sipas tij pasojat do të jenë për një periudh më afatgjate. Ujkani thotë edhe para pandemisë Kosova nuk ka qëndruar mirë me investitorët e huaj, por që sipas tij, tash stopimi i detyruar do të jetë më i theksuar. Ujkani thotë se në këtë fazë e rëndësishme është ruajtja e investitorëve aktual.
Kontrolloni gjithashtu
Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban
Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …