Komuna e Junikut ka realizuar takim-punëtorin virtuale me përfaqësues të USAID-it në kuadër të projektit “Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse (TEAM)”

Komuna e Junikut dhe USAID TEAM kanë realizuar takim – punëtori virtuale në të cilën punëtori janë shqyrtuar tema si:

  • Prezantimi i rezultateve të indikatorëve të gradimit për komunën e Junikut – treguesit, vlerat e tyre aktuale dhe krahasimi me vitin paraprak

  • Diskutim rreth rezultateve të gradimit – sfidat dhe rekomandimet për përmirësim, dhe

  • Plani vjetor i punës së projektit USAID TEAM me komunën e Junikut.

Projekti i USAID-it Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse (TEAM), ku partnere e të cilit projekt është komuna e Junikut, përmes Planit të aktiviteteve për vitin 2020 parasheh rishikimin në periudha të caktuara me qëllim të adaptimit të tij konform nevojave dhe kërkesave që të mundësojnë rezultate edhe më të larta në fushat përkatëse. Deri më tani USAID TEAM ka vlerësuar se bashkëpunimi dhe partneriteti me komunën e Junikut është shumë i mirë dhe vërehen rezultate të arritura. Komuna e Junikut ka mirëpritur konkluzionet dhe rekomandimet nga USAID TEAM dhe ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me konsulentët e projektit me qëllim të arritjes së objektivave të projektit që do rezultonte me sukses komunal, ku ka sugjeruar që takimet të jenë të vazhdueshme që rezultati të jetë sa më i dukshëm. USAID TEAM ka përgëzuar komunën e Junikut për përkushtimin dhe punën në arritjen e rezultateve të mira, si dhe për bashkëpunimin e ofruar me ekipin e projektit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …