Petrit Dibrani

Petrit Dibrani: Simboli kombëtar, shqiptar UÇK dhe përpjekja, për njollosjen e luftës së shenjtë, për liri, barazi, demokraci

Në vend, se të krijohet doracak, për luftën e simbolit, kombëtar shqiptarë UÇK-së, disa….

Vetëm të mendosh, e lëre më të shkruash! ‘Mos na e çani b**ën‘, se nuk po gjykohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës, është fjalor i ndyrë dhe i pamoralshëm.

Shkrimet e disa, intelektualëve njerëz të penës, jo vetëm që krijojnë huti, brenda shoqëris, po janë shkrime të padrejta, të pamoralshme, të pista, të ndyra dhe të pandërgjegjshme.
Intelektualët me fjalor të pështirë, s’munden të shkruajnë, doracak për simbolin kombëtar UÇK-ës, se e kanë mendjen te pozitat zyrtare shtetërore dhe me fjalor të pështirë, s’ka mundësi të shkruhet, doracaku!
Fjalori i disa, intelektualëve i neveritshëm i pështirë….

Ç’ka nënkuptojn, shkrimet me fjalë të pista, të ndyra?
Qytetarët duhet ti vlerësojnë, shkrimet e tilla!

Intelektuali dhe publicisti, kinse i njohur!
Komenton dhe shpërndanë, njoftimin e Prokurorisë Speciale për aktakuzën, ndaj Presidentit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi dhe ish Kryetarit të Parlamentit të Republikës së Kosovës dhe Kryetarit të PDK-ës, z. Kadri Veseli.

Komenti!
“Një fillim dramatik i çlirimit nga kapja e shtetit”
Këta intelektual, me këtë fjalor, të shkruajnë doracak…..
As që e kanë në mendje, ndoshta frikësohen nga lufta e pastër dhe e drejtë e çlirimtarëve – UÇK-ës.
Intelektualët e vërtet!
Janë të detyruar, që me shkrimet dhe veprat e tijë, të jetë udhërrëfyes i të gjitha proceseve përparimtare të shoqërisë dhe
popullit që i takon.
Intelektualët e vërtet, duhet gjithmonë të argumentojnë të vërtetën për interesin e përgjithshëm….
Të besojmë dhe urojmë, se këta “intelektual” do reflektojnë, veprojnë, punojnë dhe do merren, kryesisht me punë mendore për interesin e përgjithshëm!
Koha për bashkim, jo për ndarje dhe linçim….
Vetëm duke mbrojtur, simbolin kombëtar shqiptarë UÇK-së dhe Republikën dalim të fituar.
Reagimi i bashkrenduar, i tregon botës mbarë, se ne jemi të bashkuar!
OVL-ës, nuk është e ashtuquajtur!
Organizata e veteranëve të luftës, është pjesë e simboli kombëtar shqiptarë UÇK-ës.
Ata, dikur të bashkuar, rreth flamurit kuq e zi, në mbrojtje të Atdheut, të gatshëm për të dhënë, jetën për lirinë që ne sot po e
shijojmë.
Gjaku i derdhur dhe gjymtyrët e dëmtuara të ushtarëve të lirisë, duhet t’na bashkojnë, jo t’na ndajnë dhe përçajnë.
Të gjitha organizatat, e dala pas luftës nga UÇK-ës janë populli, dikur të bashkuar Atdheun për ta çliruar.
Linçimet dhe fyerjet, ndajë njëri tjetrit, krijojnë ndarje dhe huti!
Nëse hapim tema rreth së shkuarës dhe të tanishmes, atëher do ta kuptojmë, se kemi humbur të ardhmen….
Politika, s’duhet të jetë lojë, apo bisnes serioz, duhet të jetë veprimtari serioze!….
“Bashkim dhe fuqi, jo ndarje dhe huti”
Në mbrojtje, të Republikës dhe simbolit, kombëtar shqiptarë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
A duhet, arsyeja më trishtuese, të jetë shkak për unitet dhe bashkim?
Sigurisht që jo!
Të mos përsëritemi, me shkrime të njejta, po të veprojmë bashkë.
Nga Akademia e shkencave dhe arteve, subjektet politike, presidenca, parlamenti, qeveria, institucionet universitare, institucionet kulturore artistike, federatat sportive, shoqëria civile dhe të gjitha shoqatat , nga të gjtha trojet shqiptare.
Kujtoni dëshmorët e lirisë, kujtoni fëmijët tanë të masakruar dhe të djegur për së gjalli, kujtoni nënat dhe motrat tona të dhunuara dhe kujtoni, eksodin e vitit 1999….
Kujtoni dhe mos harroni!
Dihet shumë mirë, çfarë ndodhë, në një vend me ata njerëz, që harrojnë të kaluarën.
Nuk duhet, shkencë dhe filozofi, duhet bashkim dhe unifikim.
Të mos harrojmë!
Gjenocidi serb ndaj civilëve shqiptarë të Kosovës është shekullor, i pandërprerë, i organizuar, orkestruar dhe i drejtuar, nga strukturat më të larta shtetërore serbe dhe jugosllave.
“Gjenocidi është mohim, i të drejtës për ekzistencë njerëzore, sikurse vrasjet që janë mohim i të drejtës për jetë të qenieve njerëzore individuale”

1. Qëllimi e arsyeton mjetin!
2. Ku janë çlirimtarët, aty dyshohet më tepër!
3. Të jesh i ditur, nuk mjafton, dituria duhet aplikuar!
4. Kënaqësia më e madhe në jetë, është kënaqësia e të kuptuarit!

“Bashkimi e sjellë fuqinë, fuqia e sjellë lirinë, liria e sjellë demokracinë”!…..

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Islami: Me fitoren e Donld Trumpit në Amerikë, Opozitës në Shqipëri i duket se iu afrua Shtëpia e Bardhë

Ka një gëzim të ekzaltuar dhe të pritur në opozitën shqiptare lidhur me rikthimin e …