Time Kadriaj

Time Kadriaj shpresom se procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën do të përmbyllet nën kryesimin e BE-së nga Gjermania

Edhe pse u tha se Kosova ka përmbushur kushtet për liberalizim siç rekomandoi edhe Komisioni Evropian një gjë e tillë tash e dy vjet nuk po ndodhë. Në Kosovë ka qëndrime të ndryshme për sa i përket këtij procesi por që shumica pajtohen se vendi ka përmbushur kushtet për lëvizje të lirë të qytetarëve për në zonën Schengen. Kryetarja e komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kuvendin e Kosovës Time Kadriaj po e sheh si pozitive kryesimin e institucioneve të unionit nga ana e Gjermanisë. Ajo shpreson që ky proces të përmbyllet sa e ka kryesimin ky vend mik i Kosovës. Kadriaj më tutje është shprehur se në bazë të statistikave numri i azilkërkuesve kosovarë ka rënë dhe kjo është një tregues se qytetarët nuk i prishin matematikat e BE-së. Deputetja e AAK-së më tutje thotë se është padrejtësi e Evropës ndaj Kosovës që ende nuk është përmbyllur ky proces me gjithë rekomandimin pozitiv të Komisionit Evropian./EO/

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …