Hoti: Nëse nuk thellohet pandemia vitin e përmbyllim me 2.3 rënie ekonomike në vend, kurse në 2021 mobilizojmë 1.2 miliardë euro

Hoti: Nëse nuk thellohet pandemia do të kemi 2.3 rënie ekonomike në vend, kurse në 2021 mobilizojmë 1.2 miliardë euro

Shefi i ekzekutivit Avdullah Hoti thotë se numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë ka filluar të bie, e që për këtë u zotua se ka pasur rritje të efiktivitetit të masave. Hoti thekson se luftimi i pandemisë mbetet prioritet për qeverinë që ai udhëheq. Ai u zotua se kanë filluar përgatitjet që të sigurojnë edhe 100 mijë teste serologjike, në rast se do të ketë valë të dytë të përhapjes së pandemisë Covid-19. Ai tha se sapo të miratohet buxheti në Kuvendin e Kosovës do të procedohen edhe masat tjera të pakos fiskale dhe do të kompletohen pagesat. “Ne presim që nëse nuk thellohet pandemia do të përmbyllim vitin me 2.3 rënie të ekonomisë në vend… ne presim që këtë vit dhe të ardhshmin të mobilizojmë 1.2 miliardë euro fonde”, ka shtuar Hoti. Kështu është shprehur ai gjatë debatit të organizuar nga Instituti Riinvest ku po prezantohet raporti “Bashkëjetesa me COVID-19: Tri shtylla të rimëkëmbjes”.

Kontrolloni gjithashtu

Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: Kryesuesi i seancës shkel procedurat, raporti duhet të votohet

Deputeti i PDK, Nait Hasani, ka kritikuar mënyrën e udhëheqjes së seancës konstituive të Kuvendit …