Abrashi

Ministri Abrashi mendon se me dështimin e takimit në Uashington Kosova ka humbur projekte milionëshe

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka thënë se me dështimin e takimit në Uashington, Kosova ka humbur projekte me vlerë prej miliona euro. “Udhëtimi i kryeministrit Hoti në Uashington ka marrë shumë vëmendje politike dhe është folur për dialog por theksi themelor ka qenë ekonomia. Prandaj edhe unë kam qenë pjesë e ekipit përkundër që kam udhëtuar ndaras. Ideja ka qenë që të takohem atje, ku kam pas të paraqes së paku pesë projekte dhe aty ndihem keq që ky takim në Uashington nuk ka ndodhur sepse mendoj se së paku me dy projekte të mira për Kosovën isha kthyer prapa, nuk po them me të pestat por së paku me dy prandaj është dëm i madh për vendin dështimi i këtij takimi, ka theksuar ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …