leoni

KMDLNJ

KMDLNj: Përzgjedhja diskriminuese e testimeve po shkakton rritjen e numrit të prekurve me COVID-19

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar ndaj mënyrës së testimit për infektim me virusin korona. Në reagim thuhet se në mediat elektronike të Kosovës ka të intervistuar që pohojnë se, përkundër kërkesës për t’ua bërë testin për Covid-19 për faktin se kishin dyshime, se kishin anëtarë të familjes të prekur nga ky virus, kishin sëmundje kronike që i bëjnë lehtë të cenueshëm apo kishin moshë të shtyrë, autoritetet shëndetësore i kanë refuzuar me arsyetimin se, ose nuk ka teste të mjaftueshme, ose nuk janë në listën e prioriteteve. Kjo qasje e testimit është e papranueshme, e pakuptueshme dhe e dënueshme, si nga aspekti i të drejtave të njeriut ashtu edhe atij ligjor nëse nuk bëhen testet, madje të detyrueshme në shumë raste, prandaj kërkojmë nga Qeveria të ndajë mjete shtesë për këtë qëllim sikur edhe për punëtoret shëndetësorë, thuhet në kumtesën e KMDLNJ.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …