Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar nëpërmjet adresës së tij elektronike se për situatën epidemiologjike të shkaktuar nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit, qytetarët e Kosovës do të njoftohen në ora 15.00. Ministria e Shëndetësisë njofton se raporti do të ju dërgohet medieve. “Sot (19 korrik 2020), në ora 15:00 do t’i merrni përmes e-mailit zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë materialet rreth situatës epidemiologjike për Covid-19: Raportin nga IKSHPK; Raportin rreth rasteve të Covid-19 në SHSKUK dhe në spitalet e përgjithshme si dhe karakteristike të tjera rreth Covid-19 në Kosovë” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …