Po ti o Xhafo Tahiri, që vetëm për të dal në fotografi e bërë postime në Fcb, ke ngelur, pse nuk reagon? Kush do e mbajë sigurinë dhe rendin publik rreth spitalit tash, si do t’i sigurosh qytetarët e Vushtrrisë?
Të vendosësh ta shndërrosh spitalin e qytetit të Vushtrrisë në spital regjional për trajtimin e pacientëve të prekur nga pandemia COVID-19, është vërtetë një veprim absurd në të gjitha segmentet. Në rrafshin human apo parandalues është jo i drejtë, pasi spitali i Vushtrrisë është në mes të qytetit, spitali i Mitrovicës është në periferi dhe në këtë kontest shumë më i përshtatshëm për ta kryer këtë funksion.
Në rrafshin mjekësor spitali i Vushtrrisë nuk ka personel fare për ta trajtuar pandeminë derisa ai i Mitrovicës disponon me këtë kapacitet, duke përfshirë edhe funksionimin e laboratorit 24 orë. Në rrafshin politik ka defektet e tij ky vendim, dihet se Mitrovica është qendra e regjionit. Të gjithë në ish-qeveritë dhe qeverinë në funksion në objektiv e kishin integrimin e plotë të qytetarëve nga veriu i vendit në jetën institucionale.
Një qendër e fortë spitalore në Mitrovicë për shërimin e pacientëve me COVID-19 do të kontribuonte që pacientët nga Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zubin Potoku e Zveçani mos ta kishin preferencë Serbinë për shërim, por atë të cilin e kanë para dere. Ka dhe shumë gjëra tjera për ti numëruar, por vërtet ky vendim ka elemente të çoroditjes dhe i marrë pa një analizë të duhur, vendim i cili do të lë pasoja për qytetarët e Vushtrrisë. Mbase vendimi është marrë në koordinim nga Ministria e Shëndetësisë dhe pushteti lokal e që përkthyer në politikë ky vendim është marrë nga LDK-ja dhe LVV-ja.
Nuk e di, por unë nuk shoh në Vushtrri institucione që mbrojnë jetën e qytetarëve të vet, nuk shoh deputet që ngrenë zërin ndaj këtij veprimi. Po ku jeni ju dy deputetët e LVV- së, e një i LDK- së. Pse heshtni kur koha është për të ngritur zërin e protestës, apo jeni strukur si zakonisht pas ndonjë interesi meskin.
Po ti o Xhafo Tahiri, që vetëm për të dal në fotografi e bërë postime në FCB ke ngel, pse nuk reagon. Kush do e mbajë sigurinë dhe rendin publik rreth spitalit tash, si do i sigurosh qytetarët e Vushtrrisë se ky vendim i mbrapshtë nuk do ua rrezikojë jetën edhe më shumë, mos harro se je Kryetar i qytetit të Vushtrrisë e jo i LDK-së, vepro sot se nesër do gjykohesh përsëri!?