Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka bërë publike propozimet e tij të cilat i ka dhënë në kuadër të amendamenteve për plotësim-ndryshimin e Ligjit për buxhetin e vitit 2020. Ai ka shkruar se në këto propozime përfshijnë rritjen e pagave për profesionistët shëndetësorë, policët dhe kategoritë tjera që janë duke u përballur me pandeminë Covid-19.
Postimi i plotë
Të nderuar, të premten në Kuvendin e Kosovës kam protokoluar amendamentet në plotësim-ndryshimin e Ligjit Për Buxhetin e Vitit 2020. Në cilësinë e deputetit të PDK-së përmes amandamenteve për tu bërballur sukseshëm në luftën kundër pandemisë COVDI-19 kemi propozuar:
1. Rritje të pagave për profesionistët shëndetësorë, policët dhe kategorit e tjera që po përballen me pandeminë COVID-19.
2. Punësimin e 1500 profesionistëve të ri shëndetësor.
Për projektet të rëndësi së veçantë historike, kulturor, sportive dhe infrastrukturore kam propozuar amendamente për :
1. Sigurim të buxhetit për projektin e Restaurimit dhe Konservimit te Shtëpive Muze të Jasharajve në Prekaz.
2. Sigurimin e buxhetit për vazhdim të projektit të Stadiumit Nacional.
3. Sigurim të buxhetit për projektet infrastrukturore dhe vazhdim të investimeve në rrugët: Prishtinë-Mitrovicë, Prishtinë -Pejē, Drenas-Komoran, Mitrovicë-Klinë e Epërme-Runikë dhe projekte tjera në ujësjellës , kananalizime dhe objekte sportive e kulturore.