Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 142 raste të reja. Ka shkuar në 5 mijë e 877 numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë. Kështu ka bërë të ditur drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, i cili bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga 485 testime, 142 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Sipas Ramadanit gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 101 persona, përderisa numri i të vdekurve ka arritur në 139. Në Kosovë vazhdojnë të jenë edhe 2.669 raste aktive me koronavirus.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …