Dialogu, të cilin Kosova duhet ta përmbyll me Serbinë për marrëveshjen e njohjes së ndërsjellë, të cilës ia ka nevojën dhe po ia kërkon faktori ndërkombëtar, ka hyrë nën sqetulla që po kundërmojnë! Trandja e skenës sonë politike përmes dhomave të specializuara pikërisht në kohën kur dialogu po fillonte, tregon mosbesimin që egziston në mardhënjet ndërkombëtare, e veçanarisht lëkundja e këtij besimi në linjën BE-SHBA. Kjo e trimëroi Rusinë, për çka ajo performoi praninë e saj në skenë për çështjen në krah të Serbisë dhe për më shumë ajo u shfaq edhe amortizuese e rolit të SHBA-ve në të çarën që krijoi e çara Europë-Amerikë.
Turri i dhomave të specializuara na jep të kuptojmë nxjerrjen jashtë të faktorit ish luftë, me çka na kujton nxjerrjen e UÇK-së nga duart e LPK-së për gjatë një procesi nga mars-prilli 1998 deri në paskonferencën e Rambujesë kur edhe ndodhi Parisi dhe nënshkrimi.
Ky imponim, i cili u arrit përmes kapjes së eksponentëve të caktuar nga bashkësia ndërkombëtare atëherë, nga shërbime mike apo armike, na shpuri këtu ku jemi sot, për çka territore të tëra përfunduan në kusuritje gjeopolitike dhe jo vetëm. Por, me çlirim dhe liri të fituar për Kosovën e ngushtë, e cila sot po përpëlitet me përfaqësim të mungaur meqë e kemi shumë të brishtë për çka paraqet rrezik!
Akuza, e cila po rri mbi kokën e Kosovës dhe shqiptarëve, mbi çlirimtarët e saj, si asnjëherë dhe për turpin e botës, nuk është më shumë se një hile e kurdisur. Ata duan një pranueshmëri nga ne, sikur e realizuan me imponimin e drejtimit formal të UÇK-së, të cilin më pas edhe e kthyen në drejtimin politik të Kosovës së pasluftës. Si të tillë, tashmë të shtrydhur, këtë trupë, sot po e duan jashtë. Çuditërisht këtë po e duan si të huajt e jashtëm edhe të hujat e brendshëm, ata që asnjëherë nuk vlerësuan Kosovën dhe Çështjen shqiptare të vlertë për sakrificë.
Të huajt e jashtëm kanë goxha në duar, kanë mardhënjet ndërkombëtare dhe mekanizmat e tyre, derisa të huajt e brendshën kanë vajin e qyqeve, për të cilin paguhen që ta bëjnë zhurmën denigruese kundër luftës. Në këtë përfshihen edhe të gjitha shërbimet e palëve të intereseit dhe më së shumti të atyre armike.
Zërat që janë shfaqur kundër ish luftës me tërë histerinë e tyre sot nuk janë tjetër nga sa mund të jenë shpirtërat e shitur. Të tillë sikur janë, ata ia kanë dalur ta krijojnë një realitet transi, të cilin sa më shpejt që ta çmontojmë do jetë më mirë për ne.
Dialogu me Serbinë, ku çështja shqiptare dhe ajo serbe do mbyllnin llogaritë e të shkuarës dhe do hapnin perspektivat e mardhënjeve tona për të ardhmen, është detyra madhore për ta krijuar paqen ballkanike. Kjo nuk arrihet duke lëshuar, sikur u bë me Maqedoninë për Debëlldenë dhe sikur u tentua të bëhej me Malin e Zi duke ia dhuruar Kullë e Qakorr!
Lëshimet me Serbinë do të përktheheshin në kobet e ardhshme po të veprohej kështu. Ato hyjnë në domenin e gabimeve historike dhe tradhëtive kombëtare. Kosova nuk mund të sillet krejt pa përgjegjësi ndaj qenjes së saj dhe qenësisë shqiptare.
Dialogu do shpatulla, dhe veçanarisht sot, meqë Kosova që në bisedimet e Vjenës ka bërë lëshime edhe të turpshme. Një popull që e përjetoi segregacionin, veçimin si trajtim pushtimi, pranoi që kolonizatorëve të mbetur, edhe pse të pakët në numër, pas pushtimit t’u ofronte diskriminmin pozitiv. Absurdi e çoi thikën deri në palcë dhe pikërisht diskriminimi pozitiv u projektua si veçim territorial dhe kategori kushtetuese për etninë. Ky gabim kaq i trashë që na u imponua në Vjenë edhe me ndalesën e të drejtës legjitime të bashkimit me ndonjë shtet tjetër që nënkuptonte shtetin amë Shqipërinë, e vënë Kosovën para një nevoje të domosdoshme, për unitetin dhe shpatullat politike!
Bashkësia ndërkombëtare duhet ta merr një JO të qartë për gjithçka që ajo mund të shtyj përtej asaj që është vendosur me Planin e Athisarit. Athisari+ apo territoet e shtyjnë rajonin në apetite të reja, të cilat jo rrallë herë janë përkthyer në tragjedi popujsh. Loja me kufijtë Kosovë-Serbi apo me rendin kushtetues tonin ka vetëm një fund: fillimin e bashkimit të shqiptarëve në një shtet dhe të serbëve në shtetin e tyre. Këto karta kaq të rënda,, zor se i ka muskujt t’i luaj apo përdorë kryeministri ynë z.Hoti pa një bashkim të të gjithëve, dhe pa qenë në qendër të kujdesit gatishmëria për të ndërmarrur veprime të forta që çojnë në zhvillime drejt shteteve kombe. Kjo imponon o bashkim të të gjithëve o rrëzim të qeverisë dhe zgjedhje të reja për t’u paraprirë përfundimeve të dëshirueshme në institucione të reja.
Se duhet një rreshtim i gjerë dhe vperim i fortë shihet na hileja që u përdor përmes dhomave të specializuara, e cila e ka dëmtuar shumë pozicionin tonë negocues. Ajo brishtësi që u pa për sa dëshmoi fugura e kryeministrit Hoti në Bruksel, na thotë se duhet vepruar shpejt dhe pa u ngatërruar e mashtruar se gjërat mund të bëhen mirë. Kryeministri Hoti o do shtylla o rrëzim.
Mos publikimi i axhendës së dakorduar të bisedimeve dhe kalimi i temave teknike në duart e kryenegociatorëve, sikur janë kryeministri ynë Hoti dhe presidenti i Serbisë Vuçiq, përbëjnë edhe një rrezik shtesë dhe janë tregues se gjërat mund të shojnë në drejtim të gabuar. Vendosja e axhendës në fshehtësi dhe në rregulla të ndryshuara na bëjnë të dyshojmë edhe për materjen e trajtuar. Nëse rregullat e lojës ndryshojnë dhe Materja Athisari bëhet e pavlefshme, atëherë është koha që Kosova të ofroi të drejta për minoritetet në standardet europiane dhe në varshmëri sa ofron Serbia për shqiptarët atje. Statuse territoriale apo kulturore nuk mund e nuk duhet të ketë për veriun më shumë nga sa u jepen Luginës dhe Sangjakut. Kosova nuk duhet të ngurroi ta ngrej çështjen e Sangjakut po aq sa edhe të Luginës, jo për t’i përdorur si letra në duart e zëna me bisedime, por sepse ato gjenden nën një pushtim shumë të rëndë.
Kosovën ka të drejtë ta prezentoi e përfaqësoj secili që është zgjedhur me votën e popullit për ta drejtuar qeverinë dhe presidencën, por atë nuk mund e nuk duhet ta përfaqësojë dhe të vendosë e marrëvesh në emër të saj askush jashtë idelaleve të lirisë që bartën çlirimtarët e saj.
Shtatori është afër dhe deripranvera e ardhshme sikur po dëgjohet do të jetë kohë e mbushur me bisedime ku pritet edhe një marrëveshje përfundimtare për njohjen reciproke Kosovë-Serbi. Që gjërat të mos shkojnë keq, sikur ndodhi me marrëveshjen për Asociacionin që nënshkroi ish kryeministri Mustafa (25 gusht 2014 në Bruksel), marrëveshje të cilen Kushtetuesja jonë e rrëzoi sepse e gjeti në jo përputhshmëri dhe lëndim të Kushtetutës, dhe të mos krijohen probleme që mund të çojnë në përplasje sikur po rrezikon marrëveshja për delimitimin që në fakt u bë demarkim, ku rrezikojmë që Mali i zi të përfitoi 8200 hektarë në dëm të Kosovës sipas komisionit Bulliqi, sot e kemi në dorë që përmes bashkimit të faktorit politik dhe përfshirjes së elitës intelektuale e profesionale t’i ruajm territorin dhe lirinë tonë për të cilën u flijuan breza e breza.