Në Komunën e Malishevës, rezultuan 4 persona negativ dhe një person pozitiv me COVID-19

Sipas rezultateve të sotëm që i shpalli IKSHPK- dhe që i kumtoi, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, rezultatet pas testeve për COVID-19, të qytetarëve të Komunës së Malishevës, janë. 4 persona rezultuan negative, dhe një person rezultoi pozitiv me COVID-19. Gjendja me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është si vijon: Nga 95 raste të prekura me COVID-19, janë shëruar 78 persona, aktiv janë 13 dhe 4 raste kanë përfunduar me vdekje. Edhe njëherë në emër të Shtabi komunal emergjent, kërkojmë nga të gjithë qytetarët që t’i respektojnë masat dhe udhëzimet për t’u mbrojtur nga pandemia e COVID-19, pasi kjo është mundësia dhe mënyra e vetme e mbrojtjes dhe e mos përhapjes së virusit.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …