Mijëra serbë kanë marshuar përgjatë rrugëve të Beogradit për të shprehur zemërimin ndaj marrëveshjes që Serbia e ka nënshkruar me NATO-në në shkurt të këtij viti, marrëveshje e cila trupave të NATO-së i garanton imunitet diplomatik dhe liri të lëvizjes përgjatë tërë Serbisë. Trupat e NATO-së kanë shprehur gatishmërinë për të siguruar paqe dhe stabiliteti në rajon, transmeton lajmi.net. Protestuesit pro-rus mbanin flamuj të Rusisë dhe Serbisë, e gjithashtu edhe parulla të presidentit rus, Vladimir Putin, duke bërtitur slogane kundër Serbisë që po bashkëpunon me Perëndimin. Sa i përket numrit të pjesëmarrësve në protestë, autoritetet kanë thënë se kanë qenë rreth 6,000 protestues, përderisa organizatorët kanë deklaruar se kanë qenë mbi 20.000.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …