Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka ftuar sot sërish liderët e të gjitha partive politike në vend për t’i informuar rreth Samitit të Parisit dhe takimit me kryetarin serb Aleksandër Vuçiq në Bruksel. Ashtu siç kishte vepruar para një muaji, në atë kohë, para nisjes për në Uashington kur ftoi liderët, edhe kësaj radhe Hoti thotë se e bën për të dëshmuar transparencën e këtij procesi. Mirëpo, ashtu sikurse ndodhi në qershor, edhe kësaj radhe nuk pritet të marrin pjesë dy partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës. Kujtojmë se në takimin e qershorit morën pjesë vetëm AAK, Nisma, AKR si dhe disa prej partive të komuniteteve. Kryeministri Hoti do të raportojë edhe në Kuvendin e Kosovës rreth kësaj teme të premten në ora 12:00.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …