Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni pritet të jetë koordinator shtetëror për dialogun më Serbinë sipas një burim brenda zyrës së kryeministrit. Emër tjetër i përmendur përveç Hysenit është edhe Dastrit Pallaska-Avokat. Ky vendim vjen pas takimit që Skender Hyseni, ish-ministri i Jashtëm e ka zhvilluar gjatë së hënës me kryeministrin, Avdullah Hoti. Emërimi i tij vjen pas një përvoje të gjatë në proceset e dialogut që nga Konferenca e Rambujesë. Kujtojmë, se dje kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, në një konferencë për media ka bërë të ditur se së shpejti do ta emërojë një koordinator shtetëror për dialog me Serbinë.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …