Meliza Haradinaj-Stublla: Kosova është e përkushtuar në implementimin e të gjitha pikave të marrëveshjes së 4 shtatorit

Haradinaj-Stublla: Blerjet e Serbisë nga Kina të dronëve dhe raketave janë kërcënim për paqen dhe stabilitetin e rajonit

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar  me anë të një postimi në profilin e saj zyrtar në Twitter pasi Serbia ka  blerë  dronë dhe raketa nga Kina. Haradinaj ka thënë se Kosova është e shqetësuar pas blerjeve të fundit të Serbisë nga Kina dhe pas marrëveshjeve të vazhdueshme të armëve me Rusinë. “Kosova shpreh shqetësimin e saj me blerjet e Serbisë nga Kina të dronëve dhe raketave. Pas marrëveshjeve të vazhdueshme për blerjen e armëve nga Rusia, blerjet e fundit shfaqin kërcënim direkt për paqen dhe stabilitetin e shteteve të Ballkanit Perëndimor, një rajon që është i përcaktuar për rrugëtimin euro-atlantik”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …