Haliti: Shëndeti publik në rend të parë

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim i Komunës së Vitisë kërkon nga të gjithë vëmendje të shtuar, ndonëse gjendja aktuale epidemiologjike në këtë komunë është nën kontrollë dhe rastet aktive nuk janë shtuar shumë. Kryetari Sokol Haliti, si kryesues i këtij komiteti, tha se në këtë periudhë të vështirë, në rend të parë është shëndeti publik dhe jeta e qytetarit, pa i lënë anash punët dhe obligimet tjera të përditshme. Me këtë rast, Haliti ka shprehur keqardhje për vdekjen e Dr. Fadil Zuka, si një profesionist i përkushtuar gjatë gjithë karrierës, deri në ditët e fundit të jetës së tij, në luftë kundër pandemisë me Covid-19. Ai tha se në këto momente të vështira i qëndrojnë pranë familjes, kolegëve dhe miqve të tij. Kryetari Haliti tha po ashtu se masat e reja mbrojtëse po vazhdojnë të zbatohen, në mënyrë që të pengohet përhapja e mëtutjeshme e infektimit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …