Telekomi

Federata Sindikale e Pavarur e Postës dhe Telekomunikacionit paralajmëron protestë 24 orëshe para Qeverisë

Drejtues të Telekomit dhe të Sindikatës së punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje janë takuar me kryeministrin e vendit, Avdullah Hoti, ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi dhe përfaqësues të Z-Mobile, për gjetjen e një zgjidhjeje rreth zhbllokimit të llogarive të Telekomit. Edhe njëherë palët kanë shprehur qëndrimet e tyre, përderisa nga Sindikata thonë se kanë dërguar në polici kërkesën për protestë e cila do të mbahet të enjten në rast se nuk zhbllokohen llogaritë. Ata thonë se janë duke pritur deri në mbrëmje ta marrin një përgjigje në lidhje me këtë, në të kundërtën do të ketë protesta para Qeverisë e Kuvendit. Në Facebook, Federata Sindikale e Pavarur e Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës kanë paralajmëruar të enjten me fillim nga ora 13:00 protestë 24-orëshe para Qeverisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …