Të rinjtë e Junikut në bashkëpunim me organizatën YMCA në Kosovë kanë realizuar muralin “Rinia ndërton Ura”, mural që shpreh bashkëpunimin, paqen dhe zhvillimin midis rinisë. Vizatimi i të rinjve anëtar të organizatës është realizuar në murin e muraleve në Parkun Moronica, vazhdimësi e muraleve paraprake të ideuara dhe realizuara nga të rinjtë.
Projekti është i financuar nga Ambasada Amerikane në Kosovë.