leoni

Projekti i ri kolonialist i Beogradit: pritet vendosja e 20 mijë kolonëve

Serbia ka përgatitur tashmë planin për të sjellë rreth 20 mijë serbë në Kosovë. Ky projekt kolonizimi është duke u projektuar nga e ashtuquajtura Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. Në të parashikohet ndërtimi i 10 deri në 15 vendbanime të reja, veçmas në veri, ku do të vendoseshin mbi 20 mijë serbë. Sipas Dushan Kozarevit, zëvendësdrejtor në Zyrën për Kosovën, është  mbajtur takimi i i parë i grupit rajonal që ka marrë nismën për zgjidhjen e përhershme të personave të zhvendosur nga Kosova, ku është biseduar për format dhe mënyrën e kthimit të serbëve në Kosovë, të cilët janë zhvendosur në pjesë të ndryshme të Serbisë. Ky plan, që ngjan me projektet izraelite në Bregun Perëndimor, ka filluar me ndërtimin e vendbanimit të quajtur ‘Lugina e Diellit’ në Zveçan. Aty parashihet vendosja e afro 1500 serbëve kinse të zhvendosur nga Kosova. Ky projekt nuk realizohet vetëm nga Serbia por edhe nga Qeveria e Kosovës, e cila për vite me radhë ka krijuar një Ministri të Kthimit që merret vetëm me serbët. Të gjitha këto ngjajnë në një kohë kur shqiptarët në veri po përballen me të gjitha presionet për t’u shprëngulur, duke ua mohuar edhe të drejtën e ndërtimit të shtëpive të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza uron Ditën e Kushtetutës dhe thekson rëndësinë e realizimit të parimeve kushtetuese për qytetarët

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar qytetarët me rastin e …