Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur sot në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë. Para gazetarëve, ai ka folur edhe për takimin e nesërm në Bruksel, ku pjesëmarrës do të jetë edhe koordinatori i ri për dialogun, Skender Hyseni. Ai ka folur edhe për kompetencat që ka Hyseni në këto takime, teksa ka bërë të ditur se nesër në takim do të jetë edhe Ibrahim Makolli, ku do të diskutohet për çështjen e të pagjeturve. Ndryshe, emërimin e Hysenit në këtë pozitë e ka mirëpritur dje kryetari Thaçi. Ai me anë të një postim, ka thënë se Hyseni ka kompetencë të plotë të diskutojë për marrëveshjen finale mes Kosovës e Serbisë.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …