leoni

Deputetët kanë votuar kundër amendamentit për ndarjen buxhetore për kompleksin e Jasharëve në Prekaz

Themelohet Komiteti ndërministror për përzgjedhjen e projektit për Kompleksin Memorial, Adem Jashari

Qeveria e Kosovës ka votuar pro themelimit të Komitetit ndërministror për përzgjedhjen e projektit për Kompleksin Memorial, Adem Jashari. Propozimi u bë nga zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, derisa, ai para ministrave tregoi edhe për përbërjen e grupit. “Shqyrtimi i propozim vendimit, për përzgjedhjen e projektit për kompleksin memorial Adem Jashari në Prekaz. Zyra e kryeministrit për kompleksin memorial propozon që të themelohet Komiteti Ndërministror për përzgjedhjen e projektit në këtë përbërje: Kryesues: Besnik Tahiri, anëtar, ministrja e Kulturës ose zv.ministri, Ministri i Tregtisë, Infrastrukturës, përfaqësues nga familja Jashari, drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e komplekseve memoriale, drejtori i muzeut, drejtori i institutit të historisë, drejtori i institutit albanologjik, Bekim Jashari kryetar i Skenderajt, përfaqësues nga shoqata e arkitektëve dhe nga organizata e veteranëve”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …