Bajrush Xhemajli: Përpjekja e Telekomit të Serbisë për blerjen e IPKO-s përbën rrezik dhe cenon sigurinë kombëtare

Bajrush Xhemajli: Të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare – Qeveria ta parandalojë shitjen e IPKO-s te Telekom Serbia

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, Shteti i Kosovës është duke u ballafaquar me një rrezik të madh që cenon rëndë sigurinë tonë kombëtare. Informatat se Operatori IPKO si pjesë e Telekom Sllovenia mund t’i shitet Telekomit të Serbisë, janë tejet shqetësuese, të papranueshme dhe sulm direkt ndaj sigurisë kombëtare të shtetit të Kosovës. Është shqetësuese se gjithë këtë ngjarje deri më tani e ka përcjellë heshtja e vazhdueshme e institucioneve të shtetit të Kosovës. Qeveria Kurti dhe tani qeveria Hoti, nuk kanë bërë as edhe një lëvizje të vetme për të ndaluar këtë skenar të rrezikshëm për Republikën e Kosovës. Institucioni përgjegjës, Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, nuk ka ndërmarrë edhe as një hap të vetëm ligjor e institucional ndaj kësaj ngjarje, duke qenë bashkëfajtor me qeverinë Kurti dhe Hoti për rrezikimin e sigurisë kombëtare. Partia Demokratike e Kosovës, dënon rëndë papërgjegjësinë e treguar nga qeveria Kurti dhe Hoti karshi këtij rreziku të madh. Me realizimin e mundshëm të këtij skenari kriminal e të rrezikshëm, Serbia krijon qasje në telekomunikimin e Kosovës. Kështu bëhet qasje në të dhënat personale, të mijëra qytetarëve dhe ndërmarrjeve që operojnë deri më tani me operatorin IPKO. PDK kërkon:

1. Që kryeministri të fton urgjentisht mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, për të analizuar e parandaluar qasjen e Serbisë në telekomunikimin e Kosovës, përmes blerjes së operatorit IPKO.

2. Të njoftohet Telekomi i Sllovenisë dhe shteti i Sllovenisë që IPKO nuk mund të blihet nga shtetet që kanë qasje armiqësore ndaj Kosovës. Çdo tentim për të vazhduar këtë proces, do të konsiderohet sulm ndaj sigurisë sonë kombëtare.

3. Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare i Kosovës, urgjentisht të ndërmarrë masat në përputhje me mandatin e tyre ligjor. 4. Të japin llogari ish-kryeministri Kurti dhe kryeministri aktual Hoti për injorimin e kësaj çështjeje. Të nderuar qytetarë, ju sigurojmë që Partia Demokratike e Kosovës do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, dhe nuk do të lejoj në asnjë mënyrë që Telekomi i Serbisë ta blejë IPKO-n. Koha e Serbisë në Kosovë ka marrë fund njëherë e përgjithmonë, në qershor të vitit 1999.

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …