PËRUROHET FILLIMI I PUNIMEVE NË RRUGËN MORONIC-GJOCAJ-JASIQ

Komuna e Junikut ka përuruar fillimin e punimeve në rrugën që lidh Junikun me fshatrat Jasiq-Gjocaj, aneksi rrugorë përmes parkut Moronica, projekt që ofron infrastrukturë të mirë rrugore dhe qasje të lehtë për qytetarët e fshatrave Gjocaj, Jasiq dhe qytetarët e Junikut që gëzojnë parcela në këtë zonë. Projekti rrugorë Moronic-Gjocaj-Jasiq financohet nga fondet e Grantit të Përformancës së mirë Komunale për vitin 2020, ky grant bashkëfinancohet nga MAPL dhe donatorët mbështetës të Qeverive Zvicerane, Suedeze dhe Norvegjeze, përfituese e të cilit grant është komuna e Junikut. Projekti realizohet në kuadër të iniciativës “Shërbime të mira për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …