leoni

Dy persona nga Malisheva kanë rezultuar pozitiv në testin për COVID-19

Dy persona nga Komuna e Malishevës, kanë rezultuar pozitiv në testin për COVID-19. Kjo është konfirmuar në komunikimin zyrtar të Komunës së Malishevës me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës. Me këto dy raste, numri i rasteve aktive në Komunën e Malishevës, shkon në 13 raste. Gjendja me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është duke u monitoruar dhe menaxhuar në vazhdimësi nga ana e shtabit komunal për menaxhimin e situatës me pandeminë e COVID-19, përderisa edhe inspektorati është duke mbikëqyrur zbatimin e masave nga ana e bizneseve dhe qytetarëve. Shtabi Komunal Emergjent për Menaxhimin e Situatës me COVID-19 në Komunën e Malishevës, kërkon nga të gjithë pa dallim, që të zbatojnë masat e udhëzuara nga institucionet përgjegjëse shëndetësore, për bartjen e maskave dhe për zbatimin e rekomandimeve tjera, në mënyrë që të mbrohemi nga përhapja e virusit.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkolonel Besnik Fana, shpallet “Qytetar Nderi” i Deçanit

Nën kujdesin e kryetarit të Komunës, z. Bashkim Ramosaj, dhë nënkryetarit, z. Sami Cacaj, u …