IKSHPK pranon 41 mijë komplete testimi në luftën ndaj COVID-19, donacion nga Luksemburgu dhe Austria

IKSHPK pranon 41 mijë komplete testimi në luftën ndaj COVID-19, donacion nga Luksemburgu dhe Austria

41 mijë komplete testimi në luftën ndaj COVID-19 janë dorëzuar në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik. Ky donacion është financuar nga Luksemburgu dhe Austria, i cili po konsiderohet si i mirëseardhur për personelin shëndetësor. Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se ky donacion do ta lehtësojë luftën kundër pandemisë COVID-19. Ai e ka falënderuar ambasadorin në emër të qytetarëve dhe UNDP-në që e kanë realizuar në kohë rekorde sjelljen e testimeve. I pari i Shëndetësisë ka bërë thirrje që të respektohen masat në mënyrë që mos ngarkohet personali shëndetësorë. Drejtori i IKSHPK-së Naser Ramadani ka thënë se tash janë rritur edhe kapacitetet e testimeve.Ai ka thënë se do të rritet numri i testimeve edhe në 6 institutet rajonale. Ndërsa Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger, tha se Austria do të vazhdojë gjithmonë ta ndihmojë Kosovën e jo vetëm këtë herë me testime.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste foli për zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në vitin 2025

Edi Rama” Në këtë proces të Shqipërisë drejt BE-së, të gjitha pushtetet duhet të bëjnë progres, jo vetëm qeveria

Kryeministri i vendit Edi Rama ishte i pranishëm në punimet e Komisioni të Posaçëm Parlamentar …